Robertson më nuk po bindë, Liverpooli synon transferimin e një mbrojtësi të majtë

by Nexhat

Andy Robertson prej vitesh ka qenë një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në Angli dhe jo vetëm.

Megjithatë mbrojtësi skocez ka mbushur 30 vjeç dhe forma e tij këtë edicion ka qenë shumë e luhatshme

banner

Për këtë trajneri i The Reds, Arne Slot ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të shtojnë konkurrencën në krahun e majtë të mbrojtjes.

Sipas Caught Offside, mbrojtësi hungarez Milos Kerkez është në krye të listës së dëshirave të The Reds.

21-vjeçari po shkëlqen me fanellën e Bournemouth ku ka shënuar edhe një gol dhe ka asistuar në dy të tjerë këtë edicion në 13 ndeshje të zhvilluara.

Por për të arritur deri te Kerkez, Liverpooli duhet ta mposhtë konkurrencën e rivalit të saj më të madh, Manchester United që gjithashtu kanë shprehur interesim për të.

Nga ana tjetër Bournemouth synon që nga shitja e yllit të tyre të ri të fitojnë 40 milionë funte (48 milionë euro)

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy