34
Një rrugë e re do të lidhë Shirokën me pikën e re të kalimit kufitar me Malin e Zi.
Pamjet e kantierit i ka publikuar Kryeministri Edi Rama ndërsa bën me dije se rruga në një pjesë të saj kalon në një gjurmë të re, duke shmangur rrugën ekzistuese që kalon përmes zonave të banuara.
“Pjesa e fundit e rrugës Shirokë-Zogaj-pikë e re kufitare me Malin e Zi kalon mbi fshatin Zogaj, por hapet praktikisht si rrugë e re mbi një shteg ekzistues”, bën të ditur kryeministri Edi Rama.