“Shqip tha na e dimë që e ka kry Serbia, anglisht tha “we believe” – Buzhala për deklaratat e Kurtit pas sulmit në Ibër Lepenc

by Nexhat

Gazetari Berat Buzhala, deklaroi sonte në Pressing në T7, se në gjuhën shqipe kryeministri Albin Kurti ka thënë se “sulmin në Ibër-Lepenc e ka kry Serbia”, ndërsa në gjuhën angleze ka thënë “we believe” (ne besojmë).

Buzhala tha se askush nga faktorët ndërkombëtar nuk e ka drejtu gishtin në drejtim të Serbisë për sulmin në fjalë.

banner

“Secili njeri është pajtu që është akt terrorist por vetëm Kurti ka thënë që e ka kry Serbia, asnjëri prej faktorit ndërkombëtar nuk e ka drejtu gishtin kah Serbia”, tha Buzhala në Pressing.

“Kurti tha e ka kry Serbia, kena fakte tha”, u shpreh ai.

“Na duhet me i thanë Kurtit qato fakte qa i ki, çoja Bashkimit Europian e t’ja ndalim rrugën Serbisë. Mirëpo kur foli anglisht Kurti, në shqip tha ne e dim se e ka kry Serbia, anglisht tha “we believe”, që e ka kry Serbia. Dmth i ka tri nivele të komunikimit”, u shpreh Buzhala tutje.

“Gjasat më reale janë që mundet me qenë dore ruse”, tha Buzhala për sulmin në Iber-Lepenc

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy