West Ham dhe Newcastle United thuhet se po mendojnë të punësojnë Massimiliano Allegri, por trajneri italian do të kërkojë të paktën 8 milionë euro në sezon për të trajnuar në Ligën Premier.
Allegri është shfaqur si një kandidat i mundshëm për të zëvendësuar Julen Lopetegui në West Ham dhe sipas Calciomercato.it, Newcastle po konsideron gjithashtu ish-trajnerin e Juventusit dhe Milanit, një nga trajnerët më të suksesshëm në Itali
Allegri u shkarkua nga Juventusi majin e kaluar dhe ndërpreu kontratën e tij me Bianconerët disa javë më vonë.
Në detyrën e tij të dytë në Torino, ai fitoi 7 milionë euro në sezon.
Sipas Calciomercato, tekniku italian do të kërkonte 8 milionë euro në vit, rreth 6.6 milionë funte, për të trajnuar një nga dy klubet e Ligës Premier
Allegri është ende pa klub, por mund të këtë kërkesa të larta falë interesimit nga klubet saudite, të cilat do të ishin të gatshme të paguanin deri në 20 milionë euro në sezon për të siguruar nënshkrimin e tij.
Allegri ka fituar gjashtë tituj të Serie A dhe pesë Coppa Italia gjatë karrierës së tij si trajner.
Calciomercato pretendon se Allegri po merr mësime anglisht në Londër. Italiani u pa në kryeqytet javën e kaluar në ndeshjen e Ligës së Evropës mes Tottenhamit dhe Romës