Anisa i ka rrëfyer së fundmi Lejlës, për vështirësitë të cilat i kishte kaluar nga lidhja e saj e fundit.
Ajo tha se pas ndarjes, ishte përqendruar tek vetja, dhe nuk i interesonte më për të, derisa potencoi se kishte shkuar me shoqet në pushime
“Masi jom nda as nuk jom hy me këqyrë, jam shku në deti me shoqe as s’kam pas nerva me folë me dikë deri vonë, duke mendu se krejt meshkujt janë të njëjtë. Jam tepër e zhgënjyer. Unë kom bo shumë për to dhe kam qenë e re kur jom lidhë me të. Ai ka tentu prap me u kthy me mu. Si në fore edhe po du edhe nuk po du”, i thoshte ajo Lejlës
“Më pas ma dha një dhuratë [byzylyk] edhe ma ka bo babi, ama këtu, ti a je budallicë, a e din sa keq je kon, a e din çfarë depresioni ke kalu ti me të, ai a ka ditë dhimbjen tonde edhe ti prap po vazhdon a?”, kujtohet t’i ketë thënë i ati.
Anisa më pas tregoi se si ishi i saj po ashtu e kishte gjurmuar edhe në platformat e ndryshme, duke thënë se edhe pas ndarjes kishte qasje në to.
“Nuk ma shkëputke kontratën, nuk më lejojke me asnjë me punu. I kam thënë pashë zotin shkëputma kontratën. E kom pas Spotify-n e tij edhe aty ruhet historia e këngëve, e aty këngë vajtuese e kur hyjsha në TikTok të tij, e pajsha tu kërku për mu. E pata pa që ka qenë t’u më ‘stalk’ (gjurmu) non stop”, theksoi ajo mes tjerash