Klubi anglez, Chelsea është i gatshëm të bëjë një lëvizje të guximshme për sulmuesin e Newcastle United, Alexander Isak, vitin e ardhshëm.
Sipas mediumit Fichajes, Chelsea është gati të ofrojë rreth 100 milionë euro për të siguruar nënshkrimin e sulmuesit suedez.
Isak ka qenë një lojtar i shquar për Newcastle United në Ligën Premier këtë sezon, duke shënuar shtatë gola dhe duke asistuar tre të tjerë në të gjitha garat
Lëvizja e tij e mundshme do të ishte një nga transferimet më të mëdha në tregun e ardhshëm, me Newcastle që do të peshoj me kujdes ofertën
Megjithatë, Chelsea duhet të bëjë kujdes, pasi rivali i tyre i urryer lokal, Arsenali, është gjithashtu në garë për transferimin e tij.