Deputeti i PD denoncon se i vodhën xhupin në Parlament

by Nexhat

Seanca plenare e kësaj të enjte u mbyll më herët pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PS për mosvijim të punimeve të Parlamentit, me argumentin se deputetja demokrate Ina Zhupa fyeu socialistin Erion Braçe.

Por batutat dhe ngacmimet që shoqëruan seancën duket se kanë vijuar edhe jashtë sallës, teksa deputeti demokrat Saimir Korreshi ka ironizuar kolegët e mazhorancës.

banner

Ai shprehet në një postim në rrjetin social Facebook se nga nxitimi gjatë largimit socialistët i kanë vjedhur edhe xhupin që mbante veshur.

Aq shpejt iku PS nga seanca sa u përplasen me njeri tjetrin. Ore po xhupin tim kush e vodhi. Nuk u ngopet 12 vjet. Jo për gjë po kam dhe shaminë e qurrave ne xhep”, shkruan Korreshi, bashkëngjitur një fotoje ku shihet me xhupin që mbante veshur në mëngjes kur hyri në seancë

Prova qe isha me xhup ne mëngjes”, evidenton ai./A2 CNN

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy