23
Një 39-vjeçar shqiptar në Greqi ka vrarë gruan e tij me çekiç dhe më pas e ka fshehur trupin në papafingo.
Ka qenë vetë shqiptari i cili ka denoncuar në polici krimin. Ai ka rrëfyer se vrasjen e ka bërë para një jave në banesën e tyre në Amplelokipi dhe më pas e ka fshehur trupin.
Burri ju ka thënë oficerëve të policisë se e ka vrarë gruan nga xhelozia. Ai tregoi se e ka qëlluar disa herë me grushta dhe me çekiç ndërkohë që fëmijët ndodheshin në shkollë. Ngjarja ka ndodhur një javë më parë, ndërsa sot 39-vjeçari ka denoncuar krimin.