Gjendet jetë mikrobike në liqenin Enigma në Antarktidë. Një ekip shkencor ka rritur të çajë shtresën e ngrirë të këtij liqeni (11 m) që është gjithnjë i ngrirë.
Pikërisht poshtë 11 metrave kanë zbuluar ujë dhe një ekosistem të pasur me mikroorganizma, që mund të jenë të ngjashme me ato që popullonin këtë liqen para se të ngrinte rreth 6 mln vite më parë.
Në kontinentin e bardhë renditen disa lloje liqenesh, nga ata që janë gjithnjë të ngrirë, në liqene shumë të kripur që mund të qëndrojnë me ujë edhe në temperatura ekstremisht të ulëta, apo ata me ujë të ëmbël që janë gjithnjë të mbuluar nga një shtresë akulli.
Të gjithë këta janë të pasur me variacione të jetës mikrobike, që është forma e jetës dominante në Antarktidë. Kamerat e ekipit shkencor kanë zbuluar poshte shtresës së akullit në liqenin Enigma, një tapet mikrobik rreth 40 cm. Në analiza kanë identifikuar llojet e baktereve, që deri më sot nuk ishin hasur dhe gjetur kurrë në pole.