Djali i Isni Kilajt, Blend Kilaj, është deklaruar për T7 pasi babai i tij u arrestua sot nga Specialja.
“Gjyqtari e ka hedhur poshtë mbi tri herë kërkesën e Prokurorisë dhe masnej është liru me kusht me disa masa të rrepta sigurie”.
Ai ka thënë se Isni Kilaj nuk e ka shkelur asnjë masë.
Blend Kilaj shtoi se shpresojnë që do të mbyllet ky proces dhe do të largohen masat e rrepta ndaj babait të tij
“Sigurisht është një ndjenjë jo e mirë, por njëkohësisht edhe ndjenjë krenarie për babin dhe as babi e familjarët tonë nuk e kishim ndryshu asnjë milimetër të historisë së tij dhe do të jemi krenarë tërë jetën dhe nuk ka Gjykatë as në Ksoovë e as në botë që mundet me njollosë UCK’në”, tha ai për T7.