Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, ka pritur sot në manastir komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani dhe ekipin e tij.
Manastiri i Deçanit në X ka njoftuar se Janjiq i shprehur shqetësimet e tij për “sfidat e fundit me të cilat përballet” kisha ortodokse dhe besimtarët.
“Pas një vizite në kishë, Sava e informoi gjeneralin dhe kolegët e tij për shqetësimet e Kishës Ortodokse Serbe lidhur me sfidat e fundit me të cilat përballet Kisha dhe besimtarët e saj në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Janjiq tha se ka “theksuar rolin kritik të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në rajon dhe shprehu mirënjohjen për gjeneralin për përpjekjet e paçmuara të ushtrisë italiane në mbrojtjen e Manastirit gjatë 25 viteve të fundit”.