Është përfunduar shorti i FIFA-s për Kupën e Botës për Klube, pasi dyshja e Premier Ligës, Manchester City dhe Chelsea kanë mësuar fatin e tyre.
Kupa e re e zgjeruar e Botës për Klube do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara vitin e ardhshëm.
Gara e rinovuar tani do të përfshijë 32 klube dhe do të zhvillohet një herë në katër vjet, ndryshe nga një turne vjetor i përbërë nga shtatë skuadrat më të mira.
Ekipet nga secila prej gjashtë konfederatave ndërkombëtare të futbollit do të jenë në Kupën e Botës për Klube.
Në garë do të marrin pjesë 12 klube evropiane – kuota më e lartë e konfederatave, duke përfshirë fituesit e fundit Man City, Chelsea dhe Real Madrid.
Bayern Munich, Paris Saint-Germain, Inter Miami i Lionel Messit, Al Hilal dhe Boca Juniors janë ndër skuadrat e tjera që janë kualifikuar në turneun e vitit të ardhshëm.
FIFA Club World Cup draw:
GROUP A – Palmeiras, Porto, Al Ahly, Inter Miami
GROUP B – Paris Saint-Germain, Atletico Madrid, Botafogo, Seattle Sounders
GROUP C – Bayern Munich, Benfica, Boca Juniors, Auckland City
GROUP D – Flamengo, Chelsea, Club Leon, Esperance Sportive de Tunisie
GROUP E – River Plate, Inter Milan, Monterrey, Urawa Red Diamonds
GROUP F – Fluminense, Borussia Dortmund, Ulsan, Mamelodi Sundowns
GROUP G – Manchester City, Juventus, Wydad, Al Ain
GROUP H – Real Madrid, RB Salzburg, Al Hilal, Pachuca