Kurti: Sulmi në Ibër-Lepenc ishte nga libri i lojërave të Rusisë, kjo është arsyeja pse ne ngremë alarmin për aleancën e saj me Serbinë

by Merita

Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së djeshme është takuar në Bruksel me Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos. Ky është takimi i parë mes tyre që prej se Kos ka marrë detyrën e re.

Kurti shkroi për këtë takim duke thënë se me Kos diskutuan për marrëdhëniet Kosovë-BE dhe për sulmin terrorist të së premtes në kanalin e Ibër-Lepencit. Kurti ka thënë se sulmi ishte nga libri i lojërave të Rusisë, e cila sulmoi infrastrukturën civile kritike në Ukrainë.

banner

Ai është shprehur se kjo është edhe arsyeja pse Kosova vazhdimisht ngre alarmin për aleancën e Serbisë me Rusinë.

“Dje në Bruksel takova Komisioneren e re të Zgjerimit @MartaKos dhe e urova për postin e ri. Diskutuam marrëdhëniet Kosovë-BE dhe avancimin tonë demokratik dhe progresin socio-ekonomik. Theksova rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë për bashkëpunimin rajonal dhe theksova se kërcënimet e sigurisë duhet të marrin fund dhe ata që janë përgjegjës për sulmin e fundit terrorist në infrastrukturën tonë kritike duhet të mbajnë përgjegjësi. Sulmi ishte nga libri i lojërave të Rusisë, e cila sulmoi infrastrukturën civile kritike në Ukrainë. Kjo është arsyeja pse ne ngremë alarmin për aleancën e Rusisë me Serbinë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se  Kosova është e përkushtuar ndaj reformave të BE-së dhe Planit të Rritjes dhe ne mezi presim të marrim pyetësorin e KE-së për të avancuar drejt anëtarësimit në BE.

Kanali i ujit të Ibër-Lepencit u sulmua mbrëmjen e së premtes. Nga ky kanal furnizohen me ujë disa qytete të vendit përmes Liqenit të Ujmanit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Pas këtij sulmi, Këshilli i Sigurisë ka aprovuar masa shtesë për të forcuar sigurinë rreth objekteve dhe shërbimeve kritike si ura, trafostacione, antena, liqene, kanale etj. Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës janë aktivizuar në terren për këtë qëllim. Kosova ka akuzuar për këtë sulm Serbinë. Sulmi është dënuar edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy