Ndryshe nga veriu i tensionuar, në Deçan po përmirësohet bashkëpunimi mes Komunës dhe Manastirit

by engel

Për herë të parë që nga viti 1996, nxënës shqiptarë të shkollave të Deçanit, sot kanë realizuar një vizitë në Manastirin e Deçanit. Kjo iniciativë ishte ndërmarrë nga Komandanti i KFORit në Komanden Rajonale të Perëndimit, Kolonel Rocco Mundo dhe është mbështetur nga kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj dhe përgjegjësi i Manastirit të Deçanit, At Sava Janjiq.

Ky aktivitet shënojë një kthim të rëndësishëm në përmirësimin e marrdhënieve midis komunitetit Ortodoks Serb dhe komunës së Deçanit të cilat ishin pothuajse të ngrira për shumë vite, kanë thënë përfaqësuesit e KFORit, të komunës së Deçanit dhe Manastirit.

banner

Ky aktivitet i cili nga shumë kush mund të konsiderohej pothuajse utopik, arriti që të prezantoj para fëmijëve trashëgiminë kulturore ortodokse dhe t’ju tregoj atyre se kjo trashegimi është edhe e atyre.

Në këtë aktivitet morën pjesë 34 nxënës të moshës 9-13 vjeçare të cilët ishin të përcjellur nga tre mësues dhe një përfaqësues i komunës së Deçanit.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të këndshme dhe miqësore, fëmijët ishin kuriozë, ata i bënë shumë pyetje At Petarit gjatë shpjegimit rreth Manastirit.

Në fund, përfaqësuesi i komunës dhe At Petar u pajtuan që vizita të ngjashme të organizohen edhe në të ardhmen dhe së bashku të punohet për të ndërtuar një të ardhme paqësore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy