Rukiqi: Partia në pushtet e ka interes specifik tregtinë me energji elektrike, prandaj sot në mënyrë brutale e kapi Bordin e KOSTT’it

by Nexhat

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi dhe kandidati për deputet nga ky subjekt ka thënë se pushteti sot ka kapur bordin e KOSTT pasi e ka në interes tregtimin me energji elektrike.

Sot me votat e partisë në pushtet VV’së Kuvendi i Kosovës ka emëruar Lumnije Zekën, bashkëshorten e Ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliu dhe Gëzim Tosunin, nipin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, si anëtarë të Bordit të Drejtorëve të KOSTT’it për një mandat 4-vjeçar.

banner

“KOSTT është përgjegjës për organizimin dhe administrimin e tregtimit të energjisë elektrike. Partia në pushtet, ka interes specifik në tregtimin e energjisë elektrike, përkatësisht në hajninë përmes importit të energjisë elektrike, prandaj sot në mënyrë brutale e kapi Bordin e KOSTT-it”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.

Mediat rajonale kishin shkruar se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka tregtuar energji elektrike me kompaninë GEN me seli ne Beograd

Këtë opozita e cilëson një nga skandalet më të mëdha të Qeverisë Kurti.

Ndërkaq, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku këtë lidhje me pushtetin të importit të energjisë e cilëson si “mafi energjetike”.

Që nga viti i kaluar ish -drejtori i KEK Nagip Krasniqi po hetohet nga drejtësia për keqpërdorim të detyrës zyrtare, çështje që lidhen me energjinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy