Selmanaj i ashpër me VV-në: Shumicë parlamentare për faqe të zezë – Turp

by Nexhat

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka kritikuar ashpër VV-në dhe Listën ‘Guxo’, duke i cilësuar këto dyja si ‘‘shumicë parlamentare për faqe të zezë’’, shkruan Gazeta Express.

Ai ka thënë edhe se kjo shumica do të mbahet mend për mediokritet dhe sharlatanizëm institucional.

banner

‘‘Lvv&guxo- shumicë parlamentare për faqe të zezë!

Vetëm në seancën e sotme, punësuan gra e nipa në ndërmarrje publike, votuan projektligje kundër kushtetuese dhe demoluan procedurat e ligjbërjes, duke mos i lejuar deputetët të parashtrojnë amendamente, sepse nuk i lanë kohë më shumë se 1 minutë secilit komision të përhershëm

Demolim i parlamentarizmit, demolim i demokracisë, shumicë parlamentare që do mbahet mend gjatë për mediokritet dhe sharllatanizëm institucional.
TURP!’’, ka shkruar ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy