Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është përplasur me gardistët e Kuvendit të Shqipërisë teksa tentonte të shkonte në foltore. Pas një debati nga vendi me kryetaren Elisa Spiropali, Noka u nis për te foltorja, por u pengua nga gardistët, njërin prej të cilëve e shtyu. Ata u larguan pasi Spiropali tha se e kishte lejuar fjalën e tij.
Në fjalën e tij, Noka akuzoi socialistët se po tentojnë të miratojnë një ligj për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje, për të përfituar para zgjedhjeve
“Ju që keni burgosur njerëzit për 5 mijë lek për energjinë elektrike, tani doni t’i falni. Çfarë do t’i thoni familjeve të atyre që kanë vrarë veten për burgun tuaj”, tha Noka.
Sipas socialistëve kjo nismë duhet të mbështetet edhe nga opozita sepse lehtëson jetën e qytetarëve në zonat më të thella