Ish-Komandanti i UÇK-së dhe ish-Kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, është arrestuar sërish nga Gjykata Speciale.
Arrestimin e tij për Gazetën Express e ka konfirmuar djali i tij, Blend Kilaj. Ai ka thënë se arrestimi është kryer rreth orës 07:00 të mëngjesit.
Ai thotë se nuk informacione mbi arsyen.
“Sot rreth orës 07:00 të mëngjesit është arrestuar babi. Nuk kemi informacione diqka se pse ka ndodhë arrestimi prapë”, ka thënë Blendi.
Gazeta Express ka dërguar pyetje edhe të Zyra e Prokurorit të Specializuar për të marrë vesh mbi arsyen e arrestimit, por deri në momentin e publikimit të tesktit s’ka marrë përgjigje.
Kilaj ishte arrestuar edhe në nëntor të vitit të kaluar, nën dyshimet për veprat penale që kanë të bëjnë me pengimin e drejtësisë.
Ai ishte liruar me kusht në mars të këtij viti. Lirimi i tij me kusht është mundësuar pas dhënies së dorëzanisë prej 30.000 eurosh.