“Anëtarët e Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq dhe Denis Beqiroviq, keqpërdorën ndërtesën e Kryesisë për një vizitë private të Albin Kurtit”, ka deklaruar anëtarja e tretë e Kryesisë, aktualisht në funksion të kryesueses, serbja Zheljka Cvijanoviq
Cvijanoviq ka pretenduar se zyrtarisht asnjë nga shërbimet në Kryesisë nuk ka ditur për këtë vizitë dhe as nuk ka qenë i përfshirë në organizim.
“Bosnja dhe Hercegovina nuk e njeh Kosovën e “vetëshpallur” dhe nëse duan të shoqërohen do të duhej të shkonin në një nga kafenetë e Sarajevës, jo në ndërtesën e institucioneve të përbashkëta”, ka thënë Cvijanoviq për agjencinë e lajmeve të entitetit serb, SRNA.
Ajo ka thënë se “vizitat private nuk kanë vend në institucionet zyrtare”.