Djali i Ismet Rracit në garë për deputet: Elektorati rugovist është zgjuar për të bërë ndryshimin

by Nexhat

Alban Rraci, kandidat i LDK-së për deputet, ka thënë se është zgjuar elektorati rugovist për të shënuar një ndryshim të një qeverisje aktuale.

“Është një zgjim i elektoratit rugovist një gatishmëri e madhe për ndryshim. Jemi dëshmitar që gjatë kësaj qeverisje ka pasur ngece të madhe në të gjitha fushat. Është frymë e madhe për ndryshim”, ka thënë Rraci në Frontal.

banner

Alban që është djali i Ismet Rracit, ish kryetar i Klinës i vrarë në vitin 2021, ka thënë se do ta ndjek rrugën e lënë gjysmë të babait të tij. 

“Është nderë dhe privilegj me i ndjek hapat e babës. Do të përpiqem ta ndjek rrugën e tij me nderë. Mendoj që kornizën, se si duhet rrugëtuar politikisht, si t’iu shërbejmë qytetarëve me nderë veç e kam. Dhe të mundohemi t’u shërbejmë qytetarëve”, ka thënë Rraci në Frontal

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy