Haradinaj në Fushë Kosovë | Kemi plan të qartë dhe të matshëm për Kosoven

by engel

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një tubimi në Fushë Kosovë ka prezantuar kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Fushë Kosova. Haradinaj ka thënë se Kosova ka nevojë për zgjidhje konkrete, jo premtime të zbrazëta.

“Kosova ka nevojë për zgjidhje konkrete, jo premtime të zbrazëta. Realiteti në Fushë Kosovë flet qartë – 60 mijë banorë presin zgjidhje të problemeve themelore. Mungesa e hapësirave shkollore, çerdheve dhe infrastrukturës bazë është dëshmi e një qeverisjeje që ka humbur kontaktin me qytetarët”, është shprehur Haradinaj.

banner

I pari i AAK-së, ka prezantuar Vildane Latifin si kandidate për deputete nga dega e AAK-së në Fushë Kosovë.

“Vildane Latifi është zëri i fortë që Fushë Kosova ka nevojë në Kuvend. Si njohëse e thellë e sfidave të komunës së saj, ajo do të jetë përfaqësuesja e vërtetë e interesave të qytetarëve. Bashkë do të angazhohemi për zgjidhjen e problemeve të bashkëqytetarëve tanë nga Presheva, Medvegja e Bujanoci, që po përballen me diskriminim institucional. Bashkë për Kosovën Fituese”, ka thënë ai.

Haradinj ka thënë se plani ynë për Kosovën është i qartë dhe i matshëm; Anëtarësim direkt në NATO.

“Plani ynë për Kosovën është i qartë dhe i matshëm; Anëtarësim direkt në NATO përmes Planit Aksional, Paga minimale 500 euro dhe paga mesatare 1000 euro. TVSH e ulur për ushqimet bazë dhe barnat. Zero akcizë në naftë për bujqësi dhe industri. Me rritje ekonomike prej 7% në vit dhe fond special për punësimin e të rinjve, do ta shndërrojmë potencialin e jashtëzakonshëm të Kosovës në realitet të prekshëm për të gjithë. Asnjë qytetar nuk do të lihet pas”, ka shkruar Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy