Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka reaguar pasi sot është përuruar vazhdimi i rrugës hyrëse-dalëse Gjilan-Bujanoc, për të cilën thotë se do të duhej të përfundonte në vitin 2022.
Ai shtoi se këtë projekt si dhe dhjetëra të tjera u bllokuan për tri vite, pasi ishin ‘Projektet e Lutës’.
“Këta veç marre s’kanë, mund t’i vononi ‘projektet e Lutës’ por kurrë s’mund t’i ndalni! Eksponentë të qeverisë Kurti, të cilët në formë ‘bedelësh’ e udhëheqin Gjilanin, për faktin se kjo komunë s’ka kryetar, pas tri vitesh paskan përuruar vazhdimin e rrugës hyrëse e dalëse Gjilan-Bujanoc, e cila do të duhej të përfundonte në vitin 2022.
Këtë e dhjetëra projekte kapitale i bllokuan për tri vite sepse u referohen si ‘Projekte të Lutës’. Kjo vonesë më shumë se dy vjeçare u shkaktoi dëme të mëdha qytetarëve e bizneseve lokale, duke ua pamundësuar operimin e suksesshëm”, tha ai.
Mes tjerash, Haziri në një shkrim në Facebook thotë se ‘Gjilanasit e Anamorava tashmë janë kryengritur kundër qeverisë së VV-së sepse nuk mund t’ua falin keqqeverisjen, korrupsionin masiv e nepotizmin e paparë në punësim’.
“Kjo garniturë e VV-së veç marre s’kanë, por po u vjen fundi, si në nivel lokal, e po ashtu edhe në nivel qendror. Gjilanasit e Anamorava tashmë janë kryengritur kundër qeverisë së VV-së sepse nuk mund t’ua falin keqqeverisjen, korrupsionin masiv e nepotizmin e paparë në punësim