Imzot Dodë Gjergji: Pjetër Bogdani, një nga mendimtarët më të mëdhenj të kombit tonë

by Nexhat

Ipeshkvia Prizren-Prishtinë në bashkëpunim e Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup organizuan sonte një akademi solemne në Ditët e Bogdanit. Në këtë akademi, u tha se Pjetër Bogdani është një personalitet i shquar i historisë e kulturës sonë shqiptare.

Ipeshkvi Kosovës Imzot Dodë Gjergji duke veçuar arsimin dhe kulturën, tha se Bogdani u përpoq të nxirrte popullin shqiptar nga errësira e paditurisë drejt qytetërimit. Në anën tjetër sipas tij, ish-presidenti Ibrahim Rugova, shekuj më vonë mishëroi parimet e Bogdanit në një rrugëtim të tij politik

banner

“Këto dy figura madhore të historisë sonë, Pjetër Bogdani dhe Ibrahim Rugova, ndonëse i ndajnë shekuj, megjithatë lidhen ngushtë në vizion. Sepse vizioni i tyre për liri, dinjitetin, identitetin, qytetërimin si dhe frymëzimi i përbashkët shpirtëror, dhe vetëdija e përbashkët për popullin shqiptar i bën të afërt, si dhe i bën trashëgimi e përbashkët të gjithë qenies tonë”, theksoi Gjergji

Imzot Dodë Gjergji tha po ashtu se Pjetër Bogdani është një nga mendimtarët më të mëdhenj të kombit tonë.

“Pjetër Bogdani është një nga mendimtarët më të mëdhenj të kombit tonë. Ai nuk ishte vetëm një shkrimtar, por një strateg kulturor dhe shpirtëror që kuptoi se në zemrën e çdo kombi në botë, duhet të ruhet identiteti së bashku me përparimin në dinjitet. Ai jo vetëm që nderoi një urë ndërmjet kulturës evropiane dhe asaj shqiptare, por gjithashtu i dha popullit të tij një vizion të ndritshëm për ballë errësirës së kohës”, tha ai.

Ndërsa, profesori Skënder Asani drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup tha se Veprimtaria atdhetare e fetare e Bogdanit ishte e lidhur me Shkupin, prej ku filloj edhe përpjekja e tij çlirimtare në fund të shekullit XVII

“Veprimtaria atdhetare e fetare e Bogdanit ishte e lidhur me Shkupin, prej ku filloj edhe përpjekja e tij çlirimtare në fund të shekullit XVII. Prandaj, jo rastësisht ky manifestim fillon më 5 dhjetor në Shkup dhe përfundon më 6 dhjetor në Prishtinë. Një datë, kjo që përkon me 6 vjetorin e vitit 2019 kur Imzot Pjetër Bogdani simbolikisht u rivarros në… të Katedrales në Prishtinë”, theksoi Asani.

Fjalë rasti mbajti edhe profesor Anton Berishaj me temën “Rugova dhe Bogdani – agape dhe ideja evropiane”.

Ditët e Bogdanit organizohen për të sensibilizuar vëmendjen publike ndaj çështjeve e temave që ndërlidhen me veprimtarinë atdhetare, kulturore e teologjike të Pjetër Bogdanit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy