Gjykata Speciale ka lëshuar fletëthirrje ndaj ish-Ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi. Në njoftim thuhet se atij iu dorëzua aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para Gjykatëses së Procedurës Paraprake, në bazë të aktakuzës së konfirmuar, për paraqitjen e parë.
“Hajredin KUÇIT i është lëshuar fletëthirrje për paraqitje para Dhomave të Specializuara e cila ka ngritur kundër tij dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës”, thuhet në njoftim.