Kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në Sarajevë ka vendosur lule në Memorialin e Fëmijëve të Vrarë të Sarajevës. Kurti atje kujtoi jetët e humbura të fëmijëve të vrarë nga forcat serbe gjatë Rrethimit të Sarajevës.
“E nisa vizitën time në Sarajevë duke vendosur lule në Memorialin e Fëmijëve të Vrarë të Sarajevës së rrethuar – një vend i pikëllimit të thellë dhe kujtimit. Gjatë Rrethimit të Sarajevës (1992–1996), 1,601 fëmijë u vranë si pjesë e mizorive më të mëdha të kryera gjatë Luftës së Bosnjës nga forcat serbe. Kjo figurë tragjike është memorizuar këtu, duke na kujtuar jetët e humbura të pafajshme dhe tmerret e shkaktuara mbi civilët”, ka shkruar Kurti në X,
Por, bashkë me të në vizitë u panë edhe zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi dhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Ndonëse Kurti e ka ftuar edhe në vizitën e tij në Bosnjë, Berishaj ishte injoruar nga presidentja Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj zyrtar në Kroaci.
Mediat sllovene kishin zbuluar një skandal financiar ku raportohej se ambasadori Berishaj ishte i përfshirë në një aferë ku dyshohet për shpëlarje parash.
Kurti në Sarajevë është takuar me dy anëtarë të Presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës. Ai zhvilloi takime të ndara në Presidencën e Bosnjës me anëtarin kroat, Zhelko Komshiq dhe atë boshnjak, Denis Beqiroviq.
Komshiq pas takimit falënderoi Kurtin për vendimin e njëanshëm për heqjen e vizave për qytetarët e Bosnjës, përkundër që ky vendim s’ka qenë reciprok. Për këtë arsye, Komshiq tha se është lëvizje e jashtëzakonshme e Kosovës
Albin Kurti>I started my visit to Sarajevo by laying flowers at the Memorial to the Murdered Children of Besieged Sarajevo—a place of profound sorrow and remembrance. During the Siege of Sarajevo (1992–1996), 1,601 children were killed as part of the broader atrocities committed during the Bosnian War by Serbian forces. This tragic figure is memorialized here, reminding us of the innocent lives lost and the horrors inflicted on civilians.