Policia konfiskon mbi 22 mijë euro në Bërnjak, ishin fshehur në një qese në kabinën e një kamioni

by Nexhat

Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi 22 mijë euro para të gatshme që i ka gjetur në një qese në kabinën e një kamioni në pikëkalimin kufitar në Bërnjak, .

Sipas Policisë, këto mjete kanë qenë të padeklaruara.

banner

“Policia e Kosovës, respektivisht Policia Kufitare, në vazhdën e kryerjes së detyrave përkatëse sipas autorizimeve policore, me datën 06.12.2024 rreth orës 02:20 në pikëkalimin kufitar në Bërnjak, gjatë një kontrolli të hollësishëm kufitar, në kabinën e një kamioni me targa RKS me vozitës mashkull kosovar, kanë hasur në një qese në 22700 (njëzet e dy mijë e shtatëqind) euro, mjete monetare financiare të padeklaruara (në bankënota prej 100 dhe 200 euro).

Lidhur me rastin mjetet financiare të padeklaruara janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedurë të mëtejme, derisa Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe dukurive të tjera negative dhe vënien para përgjegjësisë së personave, kryes të veprave penale”, thuhet në raport

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy