Rumani: Anulohen zgjedhjet presidenciale për shkak të ndërhyrjeve ruse

by Merita

Kështu ka vendosur Gjykata Kushtetuese e Rumanisë, pas publikimit të dokumenteve të inteligjencës që mbështesin tezën e ndërhyrjeve ruse.

Zgjedhja e presidentit të ardhshëm të Rumanisë duhet të përsëritet nga fillimi: Gjykata Kushtetuese e Rumanisë anuloi raundin e parë të zhvilluar dy javë më parë. Duhet të caktohet një datë e re për thirrjen në zgjedhje. Ky vendim u mor vetëm dy ditë para balotazhit të dielën mes kandidates qendrore pro-europiane Elena Lasconi dhe përfaqësuesit të ekstremit të djathtë Calin Georgescu, i cili doli i pari në raundin e parë në një kontekst ndërhyrjesh të mundshme ruse. Operacionet e votimit kishin filluar tashmë në zyrat zgjedhore jashtë vendit.

banner

Gjyqtarët morën vendimin e tyre për të “siguruar vlefshmërinë dhe ligjshmërinë” e numërimit të votave. Kjo pas publikimit të dokumenteve të inteligjencës të deklasifikuara nga presidenti në ikje Klaus Iohannis, që mbështetën tezën se pas fushatës të zhvilluar në rrjetet sociale (përkatësisht TikTok dhe Telegram) që ka favorizuar rezultatin befasues të Georgescu në raundin e parë, ka qëndruar Rusia, duke çuar kështu në eliminimin e kryeministrit në ikje, Marcel Ciolacu.

Fitorja e dukshme e përfaqësuesit pro-rus, kundër dërgimit të ndihmave shtesë për Ukrainën, kishte befasuar të gjithë në këtë shtet të Europës Lindore, anëtar i BE-së dhe i NATO-s. Formacioni i tij, AUR, ka theksuar gjithashtu se gëzon mbështetje të fortë në elektorat, pasi të dielën që kaloi, gjatë zgjedhjeve parlamentare, siguroi pothuajse 18% të votave, duke u renditur i dyti./Informim.net

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy