Bashota pas kthimit nga Haga: UÇK-në e mbron sakrifica për këtë vend

by engel

Shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare kanë organizuar pritje me rastin e kthimit nga Haga të ish-zëvendëskomandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sokol Bashotës.

Në fjalën e tij, Bashota falënderoi të gjithë ata që e pritën, dhe u shpreh se luftëtarët e UÇK-së do të dalin faqebardhë, ashtu si vetë ai, njofton Klankosova.tv.

banner

Bashota shton se UÇK-ja nuk ka nevojë të mbrohet në Hagë, sepse atë e mbron sakrifica e vendit tonë.

“Isha 18 ditë në Hagë, para pesë vjetësh kur kam shkuar si i dyshuar atje kam thënë ‘Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka nevojë që të mbrohet atje, atë e mbron lufta e drejtë, atë e mbron qëllimi i drejtë, atë e mbron sakrifica për këtë vend, ne thjesht i kemi shërbyer drejtësisë, dhe nuk ka nevojë për asgjë më tepër, jo vetëm këtu, por gjithkund, por të thuhet vetëm e vërteta. Dhe epilogu i kësaj do të jetë po i njëjtë për të gjithë, sikur edhe për mua. Unë personalisht nuk është që nuk jam i guxuar që kanë pushuar hetimet ndaj meje, por më shumë më gëzon fakti se ata dëshmorë edhe një herë, se lufta e Ushtrisë Çlirimtar të Kosovë ishte e pastër”, tha Bashota.

“Ne çdo herë do mbrojmë këtë luftë të shenjtë, historia nuk mund të shkruhet më, ajo është shkruar me gjakun e Adem Jasharit, Krasniqit e plot e plot luftëtarëve të tjerë. Ne do të dalim faqebardhë”, shtoi tutje ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy