Është plaçkitur shtëpia e kryetarit të Istogut, janë vjedhur më mijëra euro dhe stoli ari

by engel

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi e banesa, që po shkaktojnë ankth e pasiguri. Cak i hajnave ka qenë së fundmi edhe kryetari i komunës së Istogut, Ilir Ferati.

Kryetari Ilir Ferati e ka denoncuar rastin të premten në Polici. Hajnat janë futur brenda shtëpisë së familjes Ferati në fshatin Gurrakoc të Istogut dhe kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave të gatshme dhe stoli ari.

banner

Siç ka marrë vesh Gazeta Sinjali se bazuar në dëshminë e tij, hajnat kanë arritur që të vjedhin hiç më pak se 30 mijë euro ‘cash’, si dhe ari në vlerë të rreth 7 mijë eurove.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy