Shkodër: policët hidhen në lumin Buna dhe shpëtojnë të moshuarin që po mbytej

by Merita

Dy efektivë të policisë vendore të Shkodrës, Kristi Koçeku dhe Samet Qotaj, kanë shpëtuar një shtetas 75-vjeçar, shtetasin Bahri Gërbeti, i cili po mbytej në ujërat e lumit Buna.

Sipas burimeve të A2 CNN, bëhet me dije se 75 vjeçari ishte hedhur në ujërat e ftohtë të lumit Buna për t’u vetëmbytur.

banner

Menjëherë qytetarë të rastit kanë lajmëruar policinë për këtë shtetas që po mbytej. Me shpejtësi kanë mbërritur dy efektivët Koçeku dhe Qotaj të cilët sapo kanë shkuar në vendin e ngjarjes janë hedhur në ujë bashkë më rrobat e policisë që mbanin veshur për t’i dhënë ndihmën e parë 75 vjeçarit.

Pas hedhjes në ujë, dy efektivët kanë arritur që ta nxjerrin 75 vjeçarin duke i shpëtuar jetën. Ky gjest i efektivëve të policisë vlen për t’u përgëzuar për gatishmërinë e tyre dhe ndihmën e menjëhershme.

Pasi ka dalë nga uji 75 vjeçari deklaroi se ishte hedhur në ujë për t’u mbytur sepse kishte disa probleme.

“Desha të mbytem sepse kam problemet personale”, mësohet të ketë thënë shkurtimisht 75 vjeçari në deklaratën paraprake.

Menjëherë pas shpëtimit të tij nga dy policët Koçeku dhe Qotaj, 75 vjeçari është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmën e parë mjekësorë ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë shtetasi që u shpëtua falenderoi dy efektivët e policisë që u hodhën menjëherë në ujërat e ftohtë të lumit Buna për ta shpëtuar atë. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy