Shoqatat e UÇK-së organizojnë pritje për Sokol Bashotën pas pushimit të hetimeve në Hagë

by engel

Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së do të organizojnë pritje për ish-anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe kryetar i Degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ky organizim bëhet pas kthimit nga Haga, në sheshin “Mujë Krasniqi”, Klinë, ora 12:00.

banner

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ka pushuar hetimet ndaj Sokol Bashotës pas pesë vjetësh. Këtë e bëri të ditur ditë më parë vetë Bashota me anë të një postimi në Facebook.

“Në vitin 2019 isha ftuar nga Zyra e Prokruroit të Specializuar në cilësinë e personit të dyshuar të intervistohesha nga kjo zyrë. Pas (5) viteve hetime, tani, me datën 19 Shtator 2024 jam njoftuar zyrtarisht se të gjitha hetimet ndaj meje kanë pushuar”.

Pushimi i hetimeve ndaj meje nuk është fitore vetëm e imja, por edhe triumf i pastërtisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Gjithnjë kam besuar në pastërtinë e luftës së UÇK-së, i bindur se me asnjë veprim timin dhe bashkëluftëtarëve nuk kemi cënuar normat ligjore dhe ato njerëzore. Pastërtia e luftës së shenjtë të UÇK-së, u konfirmua edhe një herë zyrtarisht. Shfrytëzoj rastin ta falënderoj edhe avokatin tim z. Artan Qerkini për ndihmën profesionale në arritjen e këtij qëllimi”, tha ai.

Bashota sot dëshmoi në ditën e katërt në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, si dëshmitar i 109-të në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Bashota në seancën e sotme deklaroi se Thaçi nuk ishte në gjendje të lëshojë urdhra për zonat. Ndërsa, duke u përgjigjur në pyetjet e gjyqtarit Christoph Barthe, ai tha se drejtori i Drejtorisë Politike s’e ka pasur këtë mundësi, shkruan Betimi për Drejtësi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy