Ballkani vazhdon të vuaj, ndalet në udhëtim te Ferizaj

by Nexhat

Ferizaj dhe Ballkani kanë luajtur baras 1-1 në kuadër të xhiros së 16-të në Albi Mall Superligë.

Te Ballkani në këtë takim debutoi trajneri i ri Orges Shehi i cili e nisi aventurën në Kosovë me një barazim.

banner

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët, kur në minutën e 24-të Walid Hamidi realizoi pas asistimit na Adetunji për 0-1.

Ferizaj krijoi disa raste të mira shënimi, por që nuk e gjeti golin e barazimit në pjesën e parë e cila u mbyll me epërsinë minimale të mysafirëve.

Vendasit në pjesën e dytë u treguan edhe më agresivë në repartin ofensivë duke krijuar disa raste të mira shënimi.

Betim Haxhimusa, Albion Kurtaj e Fatjon Jusufi rrezikuan, por Enea Koliçi ishte në top formë

Por në minutën e 84-të erdhi goli i barazimit nga vendasit. Qlirim Avdulli asistoi për mrekulli te Almen Abdul nga gjuajtja e lirë dhe sulmuesi irlandez barazoi shifrat në 1-1.

Me këtë pikë të fituar Ferizaj del në pozitën e tetë në tabelë me 17 pikë, derisa Ballkani është e treta me 27 sosh.

Në xhiron e ardhshme Ferizaj takohet në udhëtim me Dukagjinin, derisa Ballkani para tifozëve të vet pret Llapin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy