Bislimi në ngjarjen eorganizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Washington për 112-vjetorin e pavarësisë, e takon Kasanofin

by Nexhat

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka marrë pjesë në një ngjarje të organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Washington me rastin e 112-vjetorit të pavarësisë dhe 80-vjetorit të çlirimit të vendit.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se aty ai u takua edhe me zëvendësndihmës sekretarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.

banner

“Gjatë ngjarjes, Zëvendëskryeministri pati kënaqësinë të takojë edhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Ballkanin Perëndimor nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Alexander Kasanof, ambasadorë, diplomatë dhe pjesëtarë të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.

Aty, Bislimi ishte i shoqëruar nga ambasadori Kosovës në Washington D.C., Ilir Dugolli.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy