Ambasada Amerikanë ka dhënë mesazhin e saj për 8 dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë.
“Rinia e sotme vazhdon të formësojë të ardhmen e Shqipërisë”, shkruhet në postimin në Facebook
“Sot Shqipëria feston Ditën Kombëtare të Rinisë, duke shënuar 34 vjet që kur studentët dhe të rinjtë shqiptarë u ngritën kundër një prej regjimeve më të ashpra komuniste të Europës, duke shënuar rënien e tij dhe duke formësuar të ardhmen e kombit.
Më 8 dhjetor kujtojmë ata që luftuan për demokraci. Rinia e sotme vazhdon të formësojë të ardhmen e Shqipërisë dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ju ndërsa ecni përpara në rrugën tuaj drejt anëtarësimit në BE”, shkruhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së