63
Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, përmes një fotografie e ka uruar John Dramani Mahama për zgjedhjen e tij si president i Ganës.
Pacolli ka thënë se Dramani gjatë mandatit të mëparshëm ka qenë mbështetës i palëkundur i Kosovës.
“Përshëndes me ngrohtësi mikun tim të vjetër, John Mahama Dramani për zgjedhjen e tij si President i Ganës. Gjatë mandatit të tij të mëparshëm, ai ishte një mbështetës i palëkundur i Kosovës, dhe kthimi i tij shënon një epokë të re për diplomacinë e Kosovës me Ganën dhe më gjerë. I uroj shumë sukses në udhëheqjen e tij!”