Kurti zgjidhet kandidat i LVV-së për kryeministër, Nagavci: Të gjithë janë për, por duhet të pyes a ka abstenim apo kundër

by Nexhat

Albin Kurti është zgjedhur kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 9 shkurt.

Anëtari i LVV-së, Sami Kurteshi njoftoi në fillim të mbledhjes së sotme të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së se Kurti ishte i vetmi që deshi të bëhej kandidat për kryeministër.

banner

“Ne e kemi pasë vetëm një kandidat. Kandidati i vetëm që është paraqitur është z. Albin Kurti, kryeministri i deritashëm”, tha ai, duke treguar se për këtë ishin mbledhur 120 nënshkrime.

Pasoi një duartrokitje e gjatë.

Glauk Konjufca tha se mund ta thotë “me krenari dhe me zë të lartë” se “kjo ishte qeverisja më e mirë për qytetarët e shtetin tonë qysh nga pavarësia e Kosovës”.

Ai e lartësoi Kurtin, për të cilin tha se është “simboli më i shquar i Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Partitë tjera e kanë mllef jo pse Albini ekziston, por pse ai nuk është i tyre”, tha Konjufca, duke i sulmuar partitë opozitare. “Në këto zgjedhje, prandaj, ne do të kandidojmë me një kryeministër të vërtetë, kurse të tjerët do të kandidojnë me debutantë”, tha ai.

Kryesuesja e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, Arbërie Nagavci tha se të gjithë të pranishmit votuan pro kandidaturës së Kurtit.

“Edhe pse deklarimet e të gjithëve ishin për, jam e detyruar të pyes a ka abstenim ose a është dikush kundër”, tha ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy