Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka njoftuar se janë bashkuar me partnerët e koalicionit “në ditën e prezentimit të kandidatëve nga Forumi Intelektual E-30”.
“Koalicioni ynë përbëhet nga individë me vlera të shkëlqyera, që kanë lënë pas vepra të rëndësishme, duke u bërë siguri për të ardhmen e vendit”, shkroi ai në një postim në Facebook.
Tha se premtimi për anëtarësim në NATO dhe zhvillimi ekonomik “nuk janë thjesht fjalë”.
“Programi ynë për anëtarësim në NATO dhe zhvillim ekonomik është një angazhim i fortë, që do të vazhdojë të drejtojë veprimet tona për të siguruar stabilitet dhe prosperitet për vendin. Këto nuk janë thjesht fjalë, por veprime konkrete dhe angazhime që do t’i realizojmë me vendosmëri, për t’u siguruar se të ardhmen e vendit e ndërtojmë mbi baza të forta dhe të qëndrueshme”, shkroi Limaj
“Me këtë koalicion, ne jo vetëm që sjellim besim, por edhe vizion për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët”, shtoi ai.