PDK miraton Deklaratë Politike në Këshillin Drejtues: Kërkon drejtësi për çlirimtarët, siguri për Kosovën dhe mobilizim për fitore

by Nexhat

Parita Demokratike e Kosovës, sot, në mbledhjen e Këshillit Drejtues ka miratuar edhe një Deklaratë Politike me pesë pika.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

banner

Përmes kësaj deklarate, Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se gjatë katër viteve të fundit, Kosova ka pasur një qeveri të cilën e definojnë stagnimi, mundësitë e humbura dhe dështimi për të përmbushur reformat e rëndësishme.

PDK, njëjtë sikur qytetarët e Kosovës, beson se Kosova mundet ma mirë

“Me kandidatin, programin dhe ekipin më të mirë të kandidatëve për deputetë, PDK-ja angazhohet për fitore më 9 shkurt.  PDK qëndron e bashkuar në misionin e saj për të ndërtuar një Kosovë më të zhvilluar, më të sigurt dhe më të mirë”, thuhet në Deklaratën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Lexoni Deklaratën e plotë:

Partia Demokratike e Kosovës, përmes kësaj Deklarate Politike, rikonfirmon përkushtimin e saj të palëkundur ndaj parimeve të demokracisë, drejtësisë, sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe qeverisjes së mirë. Bazuar në zhvillimet e fundit në vend, Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës miraton deklaratën e mëposhtme:

1.Shqetësimet për Hagën: PDK shpreh shqetësimet e saj lidhur me zhvillimet në Dhomat e Specializuara në Hagë. Ne kërkojmë drejtësi dhe paanshmëri ndaj procedurave gjyqësore, dhe një qasje me standarde evropiane, e cila garanton të drejtat themelore të secilit individ. Çdo përpjekje për t’i dhënë tjetër kahje të vërteës së luftës çlirimtare të popullit tonë, rrezikon të minojë jo vetëm legjitimitetin e drejtësisë, por edhe të cenojë trashëgiminë e sakrificës së shenjtë për liri.

2. Drejtësi për Kosovën: PDK i ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit në vend. Kërkojmë hetim të plotë, përgjegjësi dhe dënim të kriminelëve të cilët kryen sulmin terrorist ndaj infrastrukturës kritike dhe institucioneve në Kosovë. PDK i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagoj me vendosmëri kundër veprimeve armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës dhe në dëm të stabilitetit rajonal.

3. Siguri Kombëtare dhe Integrim: Për Partinë Demokratike të Kosovës, fuqizimi i sigurisë kombëtare të Kosovës mbetet prioritet. PDK thekson nevojën për të mbrojtur sovranitetin shtetëror dhe për të fuqizuar bashkëpunimin me aleatët tanë strategjikë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e BE-së. Krahas ofrimit të sigurisë për vendin dhe qytetarët, Kosova duhet të intesifikoj koordinimin me aleatët e saj në rrugën e integrimit euro-atlantik. Ky është i vetmi drejtim dhe qëllim politik i Kosovës.

4. Kosova mundet ma mirë: Gjatë katër viteve të fundit, Kosova ka pasur një qeveri të cilën e definojnë stagnimi, mundësitë e humbura dhe dështimi për të përmbushur reformat e rëndësishme. Mungesa e përparimit në zhvillim ekonomik, shëndetësi, arsim, diplomaci dhe në fusha të tjera, i ka lënë qytetarët tanë të frustruar dhe vendin tonë pa e përmbushur potencialin e plotë. Njëjtë sikur qytetarët e Kosovës, ne besojmë se Kosova mundet ma mirë. Me lidership vizionar, qeverisje profesionale dhe një program të qartë për zhvillim, Kosova mund të përballoj me sukses sfidat e sotme dhe të nisë ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët e saj. Ky është misioni i PDK-së.

5. Mobilizimi zgjedhor për fitore: PDK është plotësisht e mobilizuar për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit. Partia Demokratike e Kosovës është e inkurajuar nga mbështetja e madhe e qytetarëve, brenda dhe jashtë vendit, për kandidatin tonë për kryeministër, Bedri Hamzën. Me kandidatin, programin dhe ekipin më të mirë të kandidatëve për deputetë, PDK-ja angazhohet për fitore më 9 shkurt.  PDK qëndron e bashkuar në misionin e saj për të ndërtuar një Kosovë më të zhvilluar, më të sigurt dhe më të mirë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy