Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi grupin e “Shtetit Islamik” që të mos përpiqet të përfitojë nga çdo vakum i krijuar nga tranzicioni i pushtetit në Siri. Ai tha se SHBA-të kanë kryer rreth një duzinë “sulme ajrore precize” brenda Sirisë kundër objektivave të IS-it sot.
Për këtë kanë folur edhe nga Komanda Qendrore e SHBA (Centcom) e cila është përgjegjëse për interesat e SHBA në Lindjen e Mesme, Azinë Qendrore dhe Jugore.
Centcom thotë se SHBA kreu më shumë se 75 sulme ajrore të dielën në një përpjekje për të “eliminuar kampet e ISIS në Sirinë qendrore”. Ai thotë se nuk ka “indikacione për viktima civile”, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
“Nuk duhet të ketë asnjë dyshim – ne nuk do të lejojmë që ISIS të rindërtohet dhe të përfitojë nga situata aktuale në Siri,” thotë gjenerali Michael Erik Kurilla, komandanti i Centcom
“Të gjitha organizatat në Siri duhet të dinë se ne do t’i mbajmë ato përgjegjëse nëse ata janë partnerë ose mbështesin ISIS-in në çfarëdo mënyre.