Takimet e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Francë, nuk kanë të ndalur.
Së fundmi, ajo ka bërë të ditur se ka takuar presidentin e Paraguajit, Santiago Pena, zonjën e parë, Leticia Ocampos dhe zëvendëspresidentin e El Salvadorit, Felix Ulloa.
“Kosova është e etur për të forcuar lidhjet e saj me vendet e Amerikës Latine dhe ne mbetemi plotësisht të përkushtuar për të nxitur marrëdhënie më të thella diplomatike, ekonomike dhe kulturore”, ka shkruar Osmani në postimin në “X” me fotografi nga takimi,
Në Francë, shefja e vendit takoi edhe presidentin e zgjedhur të Amerikës, Donald Trump, miliarderin e Elon Musk, por edhe shumë fytyra të njohura në botë.