Sonte “El Clasico” e basketbollit kosovar, Sigal Prishtina përballë Trepçës

by Nexhat

Sot do të zhvillohen edhe dy ndeshjet tjera në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Duel me mjaft me rëndësi zhvillohet mes Proton Cable Prizrenit dhe Vëllaznimit, skuadrave të renditura në vendin e shtatë, përkatësisht të gjashtë.

banner

Prizrenasit kanë dy fitore e tetë humbje, kurse kuqezinjtë katër fitore e gjashtë humbje.

Java e 11-të do të përmbyllet me super derbin ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës, dy skuadrave rivale dhe me traditë në basketbollin e Kosovës.

Bardhekaltrit kanë gjashtë fitore e tri humbje, ndërsa ‘Xehetarët’ tetë fitore e dy humbje.

Në sfidën e parë të këtij edicioni prishtinasit fituan në “Minatori” 76:82

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy