Xheneta Fetahu ka qenë duke bërë një bisedë me Gjestin, ndërkohë që e ka paralajmëruar për një gjë.
Ajo thotë se është gati për të bërë skandalin e dytë nëse nuk largohet të nesërmen (e hënë) nga Big Brother
Modelja shqiptare thotë se është nëna për këtë punë dhe se do ta shohë të mërkurën
“Jam nëna për skandale. Dua ta bëj skandalin e dytë normal nëse nuk dalë nesër, të mërkurën është super skandal”, theksoi ajo
Se për çfarë është fjala nuk ka treguar ndonjë detaj, për atë që po mendon ta bëjë.
Megjithatë, pritet të shihet për pak ditë se çfarë do të ndodhë brenda shtëpisë më të famshme në vend.
Banorët këto ditë është dashur të qëndrojnë nën një bluzë, si sfidë nga ‘Vëllai i Madh’, ku disa prej tyre edhe u tërhoqën nga loja.