“Ai do të hapë stadiumin tonë në 2026” – presidenti i Interit zgjidh dilemat për fatin e Leo Messit

by Nexhat

Karrierës së Lionel Messit (37) po i vjen fundi dhe gjithnjë e më shumë po flitet se ku do ta mbyllë atë, ndërsa sot presidenti i Inter Miamit, Jorge Mas, ka bërë të ditur fatin e lojtarit më të mirë të të gjitha kohërave.

Mas është shprehur optimist për vazhdimin e kontratës së Messit me klubin e Inter Miami, e cila skadon në verën e vitit 2025

banner

Siç theksoi Mas, ai beson se Messi do të vazhdojë kontratën me klubin amerikan edhe për një vit, dhe se në vitin 2026 do të hapë stadiumin e ri të Inter Miamit, ndërtimi i të cilit është në vazhdim.

“Kam shumë besim se Messi do të hapë stadiumin tonë të ri në vitin 2026. Ne do të ulemi me Leon gjatë pushimit aktual deri në fillimin e sezonit të ri dhe do të flasim. Jam optimist që do ta shohim në fanellën e Interit për aq kohë sa ai është i shëndetshëm”, deklaroi Mas

Kujtojmë se Messi më herët kishte deklaruar se do të dëshironte ta përfundonte karrierën në klubin e tij të fëmijërisë – Newell’s Old Boys.

Argjentinasi e përfundoi sezonin e kaluar në MLS me 20 gola dhe 10 asistime në 19 ndeshje.

Messi këto ditë mori edhe çmimin “Landon Donovan” për futbollistin më të mirë të MLS për sezonin e kaluar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy