Një prej lojtarëve më të talentuar të Argjentinës pritet që të nis stërvitjet me ekipin e parë të Manchester Cityt që nga data 1 janar pasi Pep Guardiola po planifikon ta përfshijë në ekipin e tij atë që konsiderohet si ‘Messi i ardhshëm’.
Në janar të këtij viti, City mposhti disa prej klubeve më të mëdha në Evropë në garën për nënshkrimin e Claudio Echeverrit nga River Plate.
18-vjeçari do të ndiqte hapat e Julian Alvarez, i cili u transferua tek City nga River në 2022 dhe mbeti me klubin nga Buenos Aires deri në fund të vitit 2024.
Paraprakisht plani ishte që ta dërgonin Echeverrin në huazim tek klubi simotër Girona pasi City besoi se kjo do ta ndihmonte atë të përshtatej me ambientin në Evropë.
Por kjo ide tashmë nuk ekziston më, pasi sipas The Mirror, problemet fizike të Kevin De Bruyne, Phil FOden dhe Jack Grealish kanë bërë drejtuesit e klubit të mendojnë.
Echeverri, i cili ka bërë 41 paraqitje për River Plate këtë vit duke shënuar katër gola, ka qenë në formë fantastike për ekipin e Marcelo Gallardos
Në fakt, River kontaktoi me Cityn për ta zgjatur marrëveshjen e huazimit të tij deri në verën e ardhshme, por kjo kërkesë e tyre u refuzua.
Pasi udhëhoqi Argjentinën si kapiten në Botërorin e U17, Echeverri tashmë ka stërvitur me ekipin e parë të kombëtares dhe ka impresionuar edhe Angel Di Marian me stilin e tij të lojës