Ardian Gjini nga AAK është shprehur i bindur se Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin do të shkojë në shtëpi pas zgjedhjeve të shkurtit.
Gjini ka theksuar se qytetarët nuk do ta votojnë më qeverinë Kurti.
“Jam i bindur që mas këtyne zgjedhjeve, qeveria Kurti shkon në shtëpi. Unë kurrë nuk besoj që qytetarët e Kosovës që janë analfabetë funksionalë e të padijshëm qysh besojnë këta”, ka thënë Gjini.
Sipas tij, rizgjedhja e Qeverisë së Kosovës në krye me Albin Kurtin nuk do t’i bënte aspak mirë vendit.
“Aleanca që nuk beson se i bon ner Kosovës me reciklu Albin Kurtin në pushtet edhe një herë. Unë besoj që çka ka shkaktu kjo qeverisje e këtij vendit, na nuk besojmë që i ban mirë vendit. Ma mirë është me nejtë në opozitë”, ka thënë Gjini në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10