Dukej se Barcelona më në fund iu rikthye serisë pozitive të rezultateve pas fitores së thellë me rezultat 5-1 ndaj Mallorcas javën e kaluar.
Megjithatë, barazimi 2-2 ndaj Real Betisit të shtunën bëri që ata të numërojnë vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, gjë që solli shqetësime për formën e klubit tek drejtuesit.
Sipas një raportimi nga mediumi spanjoll Sport, hierarkia e Barcelonës nuk e ka humbur besimin tek metoda e punës së Hansi Flick.
Ata besojnë se në vend që tekniku gjerman të detyrohet të ndryshojë metodën e punës, janë lojtarët ata të cilët duhet të përmirësojnë paraqitjet e tyre
Kjo është ndjenja që është krijuar në bordin e klubit pas paraqitjeve të shkëlqyeshme ndaj Bayern Munich dhe Real Madrid, të cilat sipas tyre kanë krijuar një qetësi mendore që po e ‘vret’ skuadrën.
Stafi i trajnerëve beson se fakti që luajnë në mënyrë direkte është një mjet në zonën e tyre, lojtarët e Barcelonës duhet të luajnë pa presion
Në ndërkohë, hierarkia beson se emra si Jules Kounde, Dani Olmo, Robert Lewandowski dhe Raphinha që të gjithë kanë rënë nga niveli i tyre së fundmi dhe nuk janë ashtu siç duhet të jenë.
Ka edhe prej atyre që fajin ua vënë mungesës së alternativave në bankën rezervë fakti se po bëhen rotacione të shpeshta po ndikon në gjendjen mendore të yjeve të skuadrës