Ardian Olluri, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, ka komentuar rastin që ka ndodhur sot në komunën e Prishtinës, ku i shefit të asamblistëve të VV’së, Gëzim Sveçla, vandalizuar sallën e mbledhjeve të kësaj komune,
Ai ka thënë se vandalizmi që shihet në video i shkaktuar nga Sveçla, s’është akt i rastësishëm, por se një skenar i mirëplanifikuar, ku dhuna po tenton të normalizohet si pjesë e politikës.
“Vandalizmi që po shohim në këtë video nuk është një akt i rastësishëm. Këto janë pjesë të një skenari të mirëplanifikuar, ku dhuna po tentohet të normalizohet si pjesë e politikës. Dhuna fillimisht u paraqit në skenë si reagim protestues për çështje të ndjeshme, ndërsa tani synohet ta shndërrojnë në një realitet të pranueshëm.
Institucionet publike janë simbole të Republikës dhe duhet trajtuar si të shenjta, edhe kur nuk pajtohesh me vendimet e tyre. Vandalizimi ndaj tyre, duke e arsyetuar me pretekstin e vendimeve të dëmshme, sjell vetëm dëme afatgjata. Kjo kulturë e dhunës dhe destruktivitetit është rrënimtare për themelet e shtetit tonë dhe minon besimin në demokraci’’, ka shkruar ai.