PDK do ta dërgojë në Kushtetuese ligjin për byronë e konfiskimit te pasurise së pajustifkushme

by Nexhat

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Përparim Gruda tha se PDK do ta dërgojë në Kushtetuese ligjin e miratuar për byron e konfiskimit të pasurisë së pajustifkushme, pasi sipas tij PDK vlereson se ky ligj përmbanë shkelje kushtetuese.

“Do ta dërgojmë sepse është shkelje flagrante e Kushtetutës, më së pari shkelje e procedurës qysh është miratuar është bërë pa konsultim publik dhe është miratu në seancë të mbajtur natën dy leximet për një seancë dhe është lënë konsultimi në komisionin parlamentar është lënë një minutë. Dhe nëse na thoni për këtë s’bon me dergu në gjykatën Kushtetuesë, unë mendoj se është e domosdoshme dhe PDK do të qëndroj besnike deri në fund një zotimi që e ka dhënë para qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Gruda për rtv21.

banner

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy