Kuvendi i Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, do të organizojnë sot një konferencë nga ora 14:00.
Kjo për të diskutuar temën “Roli i legjislativit në adresimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore”.
Në fillim të ngjarjes do të mbajë fjalim kryeparlamentari Glauk Konjufca, dhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.
Të hënën mbahet konferenca “Roli i legjislativit në adresimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore”
Njoftimi i plotë:
Të hënën, më 9 dhjetor 2024, në orën 14:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, organizon konferencën “Roli i legjislativit në adresimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore”, në të cilën një fjalë rasti do të mbajë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Vendi: Salla e seancave plenare
AGJENDA
14:00 – 14:10
Dy pika muzikore nga kori i grave të Filharmonisë së Republikës së Kosovës
14:10 – 14:15
Hapja e konferencës, fjalë rasti:
Z. Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës
Znj. Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë
14:15 – 14:25
Video sensibilizuese
14:25 – 15:00
Paneli i diskutimit
Tema: “Roli i legjislativit në adresimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore”
Moderatore:
Znj. Saranda Bogujevci, Nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës
Folëse:
Znj. Arjeta Fejza, Nënkryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione
Znj. Adelina Berisha, Drejtoreshë në Rrjetin e Grave të Kosovës
Znj. Edi Gusia, Kryeshefe Ekzekutive, Agjencia për Barazi Gjinore / Zyra e Kryeminstrit.
15:00 – 15:20
Diskutim i hapur me pjesëmarrësit
15:25 – 15:30
Mbyllja e Konferencës