Sela: Përshëndesim vendimin e fundit të SHBA-ve, dënojmë lidhjen e gjyqësorit me politikën

by Nexhat

Ziadin Sela, nga Aleanca për Shqiptarët, ka përshëndetur vendimin e fundit të SHBA-ve për futjen e Artan Grubit në listën e zezë amerikane.

“ASH në vazhdimësi ka qenë një prej aktorëve politik që ka dënuar dhe denoncuar publikisht lidhjet e gjyqësorit me politikën dhe oligarkinë andaj edhe sot përshëndesim vendimin e fundit të SHBA-ve, partnerit më të rëndësishëm strategjik të RMV dhe popullit shqiptar.

banner

Lufta kundër korrupsionit shënon një hap të rëndsishëm në sendërtimin e shtetit të së drejtës dhe ardhmërisë sonë. Ftojmë të apostrofuarit, të tërhiqën nga jeta institucionale dhe politike, e si qytetarë të lirë të përballen me akuzat.
Përgjegjësia individuale është gurthemeli i një shteti modern, i paanshëm dhe demokratik”, shkruan Sela.

Ai shton se do të mbetet një partner i besueshëm dhe besnik i SHBA-ve, duke ndarë vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe ndërtimit të shtetit të së drejtës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy